Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se refuzuar një ofertë të mirë rinovimi nga Borussia Dortmund, pasi ai po pret Milanin.
Aubameyang erdhi përmes akademisë së të rinjve të Rossonerëve dhe është lidhur fort me një kthim te skuadra italiane këtë verë.
Tani Sky Italia raporton se do lojtari ka refuzuar një marrëveshje të re me gjigantin gjerman, pasi ai është i vendosur të kthehet në San Siro.
Tani topi bie te drejtuesit Marco Fassano dhe Massimiliano Mirabelli për të vendosur nëse do të bëjnë një ofertë të madhe për sulmuesin.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aq i lehtë pasi thuhet se sulmuesi kroat i Fiorentinas, Nikola Kalinic, ka të ngjarë të nënshkruajë të hënën me Milanin dhe kjo do ta vështirësonte apo thënë pamundësonte transferimin e tij. /Telegrafi/