Telegrafi

Aubameyang ndëshkon Real Madridin në Bernabeu

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në kuadër të El Clasicos që po luhet në kuadër të javës së 29-të.

Ndeshja filloi mjaft furishëm, me dy skuadrat që krijuan disa raste të mira shënimi.

Por, ishte minuta e 29-të e takimit, kur Pierre-Emerick Aubameyang përfitoi nga një asistim i Ousmane Dembeles, për të shënuar për 1-0.

Ky ishte goli i gjashtë për gabonezin që kur iu bashkua Barcelonë në janar nga Arsenali. /Telegrafi/

https://twitter.com/UnitedAtlitico/status/1505643765310054403