Telegrafi

Aubameyang mund të transferohet në La Liga, Sevilla futet në garë për të

Pierre Emerick Aubameyang do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.

Largimi i tij nga Londra është mëse i sigurt në janar, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë ylli afrikan, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Sky Sports ka raportuar se përveç PSG, Milan, Juventus, Marseille e Atletico Madrid, garës i është bashkuar edhe Sevilla.

Sevilla ka bërë kërkesë zyrtare te Arsenali për huazimin e gabonezit i cili ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Mikel Arteta.

Skuadra spanjolle i ka bërë të qartë Topçinjve se duan huazimin e Aubas, por që një pjesë të pagës duhet ta paguaj klubi londinez.

Arsenali është gati ta paguajë një pjesë të pagës së lojtarit vetëm që ta heq atë gjatë janarit. /Telegrafi/