Pierre-Emerick Aubameyang nga sot është zyrtarisht futbollist i Barcelonës, ndërsa shkeli fjalën që i dha gjyshit të tij në vitin 2014.
Gabonez në një intervistë me L’Equipe në vitin 2016 i kishte premtuar gjyshit të tij se do të luante për Real Madridin një ditë.
“Gjyshi im vdiq dy vjet më parë dhe i premtova se do të luaja për Real Madridin”.
𝗕𝗲𝘁𝘁𝗲𝗿 𝗖𝗮𝗹𝗹 𝗔𝘂𝗯𝗮 pic.twitter.com/CZnu0kD3ye
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 2, 2022
“Gjyshi im është nga Avila, jo shumë larg Madridit dhe kishte një dëshirë të madhe të luante për Realin”.
“E di që nuk do të jetë e lehtë. Por është diçka në të cilën unë besoj”, kishte thënë Auba në atë kohë.
❝ I'm happy to be here. I will give it my all to help the team ❞@Auba pic.twitter.com/6miGvVpdAa
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 2, 2022
Megjithatë, në moshën 32-vjeçare ai nënshkroi për rivalin më të madh të Real Madridit dhe tashmë duket e sigurt se ai nuk do ta përmbushë premtimin.
Kjo pasi edhe mosha duket se e bën të pamundur që të kalojë te mbretërit. /Telegrafi/