Telegrafi

Aubameyang: Jam shumë i lumtur, Henry një shembull

Getty Images

Më në fund kanë ardhur edhe fjalët e para të Pierre Emerick Aubameyang si lojtar i Arsenalit.

Sulmuesi nga Gaboni ka thënë se shpreson që të bëjë te Topçinjtë atë që e ka bërë Thierry Henry më parë dhe klubi të kthehet në majat e futbollit anglez.

Lexo po ashtu Dita e fundit e afatit kalimtar 'Janar 2018'

“Më në fund. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam Mickin në skuadër dhe jam me të vërtetë i lumtur që jam në këtë skuadër të madhe”.

“Ky klub ka histori të madhe dhe lojtar si Henry. Ai është shembull për ne sulmuesit. Jam shumë i lumtur, e thash edhe më parë”.

“Te Henry më ka pëlqyer fakti se ai ishte i shpejt dhe ka shënuar shumë gola, është një shembull. Duhet të punoj shumë që të jem si ai, por do ta bëjë”.

“Jam i shpejt shënoi gola, ashtu diçka si Henry. Por, si thash, duhet të punojë më shumë”.

“Shpresoj të kthehemi në krye sa më shpejt që është e mundur. Do të bëjë më të mirën që të ndodh kjo”, ka thënë Aubameyang. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sXDeIrs8h5c