Nuk është hera e parë që Pierre-Emerick Aubameyang ka folur si tifoz i zjarrtë i Real Madridit.
Ai ka vazhduar me komentet që tregojnë për dashurin e tij ndaj klubit mbretëror, ndërsa ka potencuar se do të dëshironte të luante atje një ditë.
“Madrid është klubi im i zemrës dhe i kam premtuar gjyshit tim se një ditë do të luajë për at klub”.
“Ai është qëllimi dhe kam ende kohë. Nuk dua që të promovojë interesim për mua, por nëse Reali më dëshiron mund të më marr, pasi deri tani nuk ka pasur interesim… për fat të keq”
Është folur se ka pasur interesim nga Real Madridi dhe PSG-ja, ndërsa klubi më i afërt ishte Manchester City. “Babai im ka folur me ta. Asgjë nuk është ishte materializuar, por isha afër”, ka thënë sulmuesi./Telegrafi/