Site icon Telegrafi

Aubameyang festoi fitoren ndaj Real Madridi në dhomën e zhveshjes së Barcelonës, kjo mund t’i shkaktojë largimin nga Chelsea

Pierre-Emerick Aubameyang tërhoqi vëmendjen duke vizituar dhomën e zhveshjes së Barcelonës, ku do të përfundojë kontrata e tij me Chelsean.

Futbollisti, të cilit i kanë mbetur edhe një vit e gjysmë kontratë me Chelsean, është filmuar duke festuar fitoren e Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico në dhomën e zhveshjes së klubit katalanas.

Aubameyang përqafoi Ferran Torresin për të festuar fitoren e klubit të tij dhe kështu doli në qendër të vëmendjes, dhe kjo i zhgënjeu tifozët e klubit të tij Chelsea, me të cilin është ende nën kontratë, ndonëse nuk ka luajtur që nga muaji shkurt.

Siç raporton Goal, nuk janë të zhgënjyer vetëm tifozët, por edhe drejtuesit e klubit, ndaj lojtari i kombëtares së Gabonit do të marrë së shpejti drejtën për largim falas.

Udhëtimi në Barcelonë nuk ishte ai që klubi donte dhe as nuk e lejuan, ndaj ai do të jetë lojtar i lirë gjatë verës për të kërkuar një klub të ri.

Për shkak të formës së tij të keqe, Aubameyang u largua plotësisht nga skuadra e Chelseat dhe trajneri Graham Potter e befasoi duke mos e përfshirë në listën e lojtarëve të regjistruar për Ligën e Kampionëve.

Aubameyang ka bërë vetëm 18 paraqitje për Chelsean deri më tani, duke shënuar vetëm tre gola. Ky nuk është rezultati që priste klubi pasi e sollën nga Barcelona./Telegrafi/

Exit mobile version