Site icon Telegrafi

Aty ku dikush nuk do e fuste këmbën, Gavi mbrëmë e futi kokën – Pyol i mahnitur

Ylli i Barcelonës, Gavi tregoi përkushtimin e tij ndaj skuadrës me dy intervenime të jashtëzakonshme me kokë gjatë fitores së tyre ndaj Athletic Bilbaos fundjavën që shkoi. 

Mesfushori 18-vjeçar bëri një ndërhyrje të papritur për të ndaluar një pasim të Dani Garcias në pjesën e parë, ndërsa vendosi kokën e tij pranë këmbës së mbrojtësit.

Pak minuta më vonë, ai pati një tjetër ndërhyrje në të njëjtin stil, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit.

Lexo po ashtu Pas Gavit, Barcelonës i dalin probleme edhe me Araujon

Skuadra e Xavi vazhdoi të rikthejë epërsinë e tyre prej nëntë pikësh në krye të La Ligas pasi goli i Raphinas (1-0) ishte i mjaftueshëm për tri pikë, ndërsa paraqitja e Gavit tërhoqi vëmendjen e Puyolit.

Ish-mbrojtësi, i cili fitoi tre Liga të Kampionëve në Camp Nou dhe bëri afro 600 paraqitje, postoi një seri emojish duartrokitëse në mbështetje të lojtarit të ri. /Telegrafi/

https://twitter.com/_yj144/status/1635028916397289473

Exit mobile version