Site icon Telegrafi

AT&T pranon pagesat e faturave në kriptovaluta

Klientët e një prej operatorëve telefonik më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, AT&T, mund të paguajnë faturat e tyre në kriptovaluta.

Falë një bashkëpunimi të AT&T me BitPay, pagesat përdoruesit mund t’i kryejnë përmes faqes edhe aplikacionit të kompanisë.

AT&T nuk specifikoi çfarë kriptovaluta do të pranohen, por faqja e BitPay sugjeron se mund të jenë Bitcoin, Bitcoin Cash, Gemini USD, Paxos dhe US Dollar Coin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kriptovaluta

Në fillim të muajit maj disa distributorë amerikanë si Whole Foods, Nordstrom dhe GameStop filluan të pranonin pagesa në kriptovaluta.

Ky lajm po konsiderohet i rëndësishëm për kriptovalutat, të cilat kanë filluar të rimarrin vetën. /Telegrafi/

Exit mobile version