Deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, edhe një herë ka treguar arsyen për të cilën edhe njihet.
Tashmë ka pak dyshime se ajo është deputetja më e bukur dhe më atraktive në organin më të lartë institucional të vendit tonë.
Bukuroshja e koalicionit Vakat, e cila arriti të zgjidhej për një tjetër mandat deputete, ka treguar anën e saj të bukur nga vizita e fundit në Romë.
E shoqëruar nga vajza, Zejna, deputetja bionde ka treguar se pse është më atraktivja dhe më joshëse ndër deputetet.
Ajo shfaqet në veshje sportive në të zezë, me kapelë, e këpucë sportive Nike në vlerë mbi 200 euro, kurse dukja komplete e saj kalon shumën e rreth 500 eurove.
Për të mos mjaftuar, ajo në imazhe tjera nga roma ajo shfaqet në xhinse të cilat nxjerrin në pah trupin e saj në top formë, këpucë të zeza dhe xhaketë të gjelbër, e bluzë pink, duke kompletuar një kombinim të bukur shumëngjyrësh.
“Nuk kam mundur të zgjedh një bashkë-udhëtare më të mirë se vajzën time. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë katoi ditë, Roma me bukuri të paimagjinueshme”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.
Vajza nuk e lë prapa me dukjen po ashtu plot stil, teksa zgjodhi të dukej më “cool” se nëna e saj.
Në tjera imazhe ajo largon bluzën pink, për të ekspozuar bluzën tjetër me mëngë të shkurtra në një ditë të nxehtë në Romë, bluzë e ngusht kjo e cia vë në plan të parë gjoksin e deputetes, i cili tërheq vëmendjen, krahas akcesorëve si çanta dhe syzet “Ray Ban” me çmim afro 200 euro.
Duda vërehet se pëlqen shumë akcesorët origjinalë nga brendet më të njohura, të cilat nuk përkojnë me standardin ekonomik të shumicës së qytetarëve të Kosovës.
Sidoqoftë, deputetja pritet t’u kthehet angazhimeve në Kuvend me t’u kthyer nga vizita e saj në Romë, ku ajo duket se kaloi kohë shumë të mirë. /Telegrafi/