Telegrafi

ATP publikon renditjen e re: Përfitojnë Federer dhe Nadal

Federata Profesionale e Tenisit (ATP) ka publikuar renditjen më të re pas përfundimit të turneut të hapur Australia Open.

Në këtë të fundit triumfoi Roger Federer kundër Rafael Nadalit me rezultat 3-2.

Kjo ka bërë që të ketë edhe ndryshime në renditjen e përgjithshme duke e thelluar distancën mes të parit Andy Murray dhe të dytit Novak Gjokovic, transmeton Telegrafi.

Para Grand Slamit të parë të vitin 2017, dyshen i ka ndarë vetëm 780 pikë, por tani diferenca është më shumë se dyfish – 1,715.

Edhe në top 10-she ka ndryshime të rëndësishme, ku Roger Federer prej pozitës së 17 ka arritur në të dhjetin.

Rafael Nadal si finalistë i Australia Open u ngrit prej vendit të nëntë në të gjashtin. /Telegrafi/

Renditja:

1. (1) Andy Murray (Britania e Madhe) 11,540 pikë

2. (2) Novak Gjokoviç (Serbia) 9825

3. (4) Stan Wawrinka (Zvicra) 5695

4. (3) Milos Raonic (Kanada) 4,930

5. (5) Kei Nishikori (Japonia) 4,830

6. (9) Rafael Nadal (Spanja) 4385

7. (7) Marin Cilic (Kroacia) 3560

8. (8) Tim Dominik (Austria) 3505

9. (6) Gael Monfils (Franca) 3445

10. (17) Roger Federer (Zvicra) 3.260