Site icon Telegrafi

“Ato që bën ai mund t’i bëjmë të gjithë”, Pse Gramosi nuk e mirëpriti Gjestin?

Gramosi ka qenë një prej banorëve që ka pasur përplasje me Gjestin që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë, Gramosi u shpreh se sjellja e Gjestit është diçka që mund ta bëjnë të gjithë banorët e shtëpisë, duke shtuar se Gjesti po e ngacmonte vazhdimisht.

Sipas tij, ai e kishte imituar Gjestin për t’i treguar se ai nuk ishte i vetmi që mund të bënte lojën e tij, dhe e konsideronte një sukses të plotë këtë veprim.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai shtoi se ishte i sigurt që Gjesti do të vazhdonte të merrej me të, pasi sipas tij, ajo që kishte ndodhur mes tyre e kishte irrituar shumë Gjestin.

Nga ana tjetër, Gjesti u shpreh se ishte Gramosi ai që e kishte provokuar i pari dhe se ai vetë nuk kishte pasur asnjë problem me të deri në atë moment.

Lexo po ashtu “Ka drejtuar shtëpinë”, Opinionistët komentojnë hyrjen e Gjestit: Po luan me provokim

Ai shtoi se Gramosi kishte nisur të sulmonte dhe të ngacmonte, duke shtuar se ishte mëse i sigurt që Gramosi po e bëntë këtë për të dalë në një përplasje që mund të i shpinte më shumë vëmendje. /Telegrafi/

Exit mobile version