Telegrafi

Ato janë të papërdorura, por nuk mund të shiten – zbulohet arsyeja pse tremijë vetura BMW dhe MINI po qëndrojnë “të varrosura” në një parking në Kanada

Dikur në shkurt të vitit 2015, një stuhi dimërore tronditi portin e Halifax në momentin kur një anije që mbante mijëra BMW dhe MINI kishte arritur.

Për shkak të “ekspozimit të gjerë ndaj ujit kripës për një periudhë të gjatë”, Transport Canada – departamenti rregullator i transportit i qeverisë kanadeze – lëshoi një urdhër për tërheqje të 2,966 automjeteve në port të prekur nga stuhia.

Dhe që nga atëherë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, makinat kanë qenë të vendosura në ADESA Vancouver, një oborr ankandi.

Disa foto të postuara tregojnë degradimin e vazhdueshëm të këtyre makinave ndër vite.

Ende të parkuara në një mënyrë të rregullt, flota e madhe e makinave BMW dhe MINI po tregojnë shenja të plakjes dhe siç edhe pritej, shumë ndryshk. /Telegrafi/