Shqipëria sot (e hënë) do të luajë ndaj Ishujve Faroe ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues për “Euro 2024”.
Kuqezinjtë tashmë e kanë ‘prerë’ biletën e kualifikimit pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë disa ditë më parë.
Shqipëria synon që pas kësaj ndeshje të përfundoj e para në grup dhe për të realizuar këtë qëllim i nevojitet të paktën një pikë.
Teksa po afrohet koha e ndeshjes, tifozët tashmë janë mbledhur afër stadiumit “Air Albania” duke krijuar radhë të gjata për t’u futur në stadium.
Atmosferë festive po mbizotëron në rrugët e qytetit të Tiranës, me shqiptarë nga të gjitha trojet që kanë udhëtuar për të qenë afër djemve të Kombëtares në këtë ditë të madhe.
Shqipëria ka shfaqur formë fantastike në këtë fushatë kualifikuese teksa numëron vetëm një humbje, atë në xhiron hapëse ndaj Polonisë në udhëtim./Telegrafi/