Telegrafi

Atmosferë feste në BBVK, banorët këndojnë hite nga më të ndryshmet

“Vëllai i Madh” ka ditur të sjellë një frymë të re në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” me organizimin e një mbrëmje karaoke, ku banorët u ngjitën një për një në skenën e improvizuar për të treguar talentet e tyre – ose mungesën e tyre – në këndim.

Nata e karaoke-s solli momente të mbushura me emocion dhe të qeshura, ndërsa banorët interpretuan disa nga këngët më të spikatura të skenës muzikore. Ishte një rast për të çliruar stresin, treguar një anë tjetër të personalitetit, dhe si jo, për të argëtuar publikun dhe njëri-tjetrin.

E veçanta e mbrëmjes ishte interpretimi i transgjinores Edona James. Edona u vu në qendër të vëmendjes kur i erdhi radha të përballonte mikrofonin.

Ajo u detyrua të përballej me këngën “Ku je” të Elgit Dodës, një këngë me tekste që nuk i njohu.

Me pak pasiguri dhe një dozë të madhe humori, ajo përpiqet të ndjekë melodi dhe fjalë që i shpëtojnë gojës, duke sjellë një performancë që përfundoi më shumë në të qeshura se në nota të sakta.

Pavarësisht ndonjë momenti të sikletshëm, “Karaoke Night” u shndërrua në një kujtim të veçantë për banorët e shtëpisë dhe në një mënyrë për të treguar solidaritetin ndërmjet tyre përmes muzikës dhe argëtimit. /Telegrafi/