Telegrafi

Atmosferë fantastike! Bebe Rexha nderon ish-grupin e Beyonces (Video)

Këngëtarja shqiptare ka qenë mysafire e show televiziv amerikan “The Late Late Show”.

Bebe Rexha ka nderuar tashmë ish-grupin “Destiny’s Child” ku bënte pjesë Beyonce Knowles, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Bebe Rexhës

Në fakt, 27-vjeçarja ka interpretuar hitin e vitit 1999 “Say My Name”, transmeton Telegrafi.

Bebe Rexha gjithashtu ka interpretuar edhe këngën e saj “I Got You”, i cili ka marrë mbi 75.6 milionë klikime në YouTube.

Këngëtarja me këtë rast kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “Vajzat e mira shkojnë në parajsë ndërsa të këqijat në prapaskenë”.

Ndryshe, këngëtarja është përfolur se do të bashkëpunojë për një hit të ri me Era Istrefin, Rita Orën dhe Dua Lipën, por e cila nuk është konfirmuar prej katërshes së lartcekur.

Vlen të theksohet se Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/