Qindra forca policore janë vendosur rreth ambienteve të stadiumit Elbasan Arena për të ofruar siguri për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të vlefshme për kualifikimet e ‘Rusia 2018’.
Pavarësisht masave tejet të forta të policisë, tifozët si në çdo takim tjetër kanë ditur ta ndezin atmosferën duke qenë mjaft entuziastë, transmeton Top Channel.
Me flamuj kuqezi, e bluza të kombëtares, tifozët mposhtin edhe kushtet jo të favorshme atmosferike duke u vendosur para stadiumit në pritje për t’u futur brenda ambienteve të tij.
Takimi mes Shqipërisë dhe Izraelit do të nisë në orën 20:45.