Site icon Telegrafi

Atmosferë e paparë në Lyon, kënga shqipe dëgjohet gjithandej (Video)

Qyteti i Lyonit po ushton nga kënga e tifozëve shqiptarë.

Dashuria për atdheun është aq e madhe saqë në çdo cep të qytetit të Lyonit po dëgjohen këngë shqipe nga tifozët shqiptarë që janë mbledhur në sheshet kryesore, para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Rumani.

Atmosfera e tifozëve shqiptarë vetëm po shkon e po rritet duke i befasuar të gjithë qytetarët francezë me këngët e tyre për kombëtaren.

Kënga dhe atmosfera të cilët po e bëjnë shqiptarët e mbledhur, shihet edhe në këtë video. /Telegrafi/

Exit mobile version