Telegrafi

Atmosferë e jashtëzakonshme në Rahovec, palestra e stërmbushur në ndeshjen ndaj Prishtinës

Palestra e qytetit të Rahovecit “Mizahir Isma” nuk ka mund t’i zë të gjithë tifozët për ndeshjen finale ndaj Prishtinës.

Në Rahovec është duke u zhvilluar ndeshje e katër finale e Play-Offit, ku “Vreshtarët” janë nikoqir të “Plisave”.

Ky takim është shumë i rëndësishëm pasi Rahoveci luan për të barazuar seinë në 2-2, ndërsa Prishtina me një fitore shpallet kampion.

Palestra e stërmbushur

Në përkrahje të vendasve edhe kësaj radhe kishin ardhur tifozë të shumtë që kishin stërmbushur palestrën “Mizahir Isma”.

Shkallët e palestrës ishin të stërmbushura, ndërsa shihen edhe tifozët që qëndronin në këmbë vetëm për ta përcjell këtë finale.

Tifozët në këmbë

Edhe tifozët vendas “Vreshtarët” po përkujdesën për një atmosferë sa më të zjarrtë dhe të zëshme në përkrahje të ekipit të tyre.

Vlen të ceket se edhe organizimi ishte i një niveli të lartë nga drejtuesit e Rahovecit. /Telegrafi/

Vreshtarët në përkrahje të Rahovecit
Baneri i shfaqur nga tifozët vendas
Atmosfera para fillimit të ndeshjes