Telegrafi

Atmosferë e jashtëzakonshme në Cineplexx për ndeshjen Barcelona-Chelsea

Barcelona dhe Chelsea po takohen në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.

Për herë të parë futbolldashësit një ndeshje futbollistike kanë mundur ta shohim në ekranet e mëdha të kinemasë.

Këtë tifozëve ua ka mundësuar kinemaja Cineplexx, e cila ka bashkëpunuar me rrjetin kabllor televiziv Kujtesa, që e ka të drejtën e transmetimit televiziv të kësaj ngjarje futbollistike.

Kompania Kujtesa ka ndarë njëzet bileta falas, së bashku edhe me Telegrafin, e cila për tifozët e futbollit ka dhuruar dhjetë sosh.

I kontaktuar nga Telegrafi, një prej menaxherëve të marketingut, Defrim Puka ka treguar se ka pasur shumë interesim të madh.

“Kemi pasur interesim të madh të futbolldashëve dhe për kemi vendosur t’i ndajmë në dy salla të ndryshme. Sipas rezultateve të para kemi mbi 500 vetë që po e shikojnë lojën në kinema”, ka pohuar Puka.

Kujtojmë se pjesa e parë mes këtyre dyja skuadrave ka përfunduar me rezultat 2-0 për Barcën me golat e Lionel Messit dhe Ousmane Dembeles.

Ndryshe, takimi i parë mes këtyre dyja skuadrave i zhvilluar në Londër ka përfunduar pa gola, 0-0. /Telegrafi/