Telegrafi

Atmosfera në kulminacion! Publiku në Prishtinë këndon “Pablo” dhe “Messi” njëzërit me Gjikon (Video)

Reperi Gjiko është padiskutim një prej reperëve më të pëlqyer të momentit.

Ai është shumë i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit, ndërsa fansat nuk mungojnë thuajse në asnjë paraqitje të tij.

Një atmosferë e zjarrtë është shënuar në një nga koncertet e tij më të fundit në kryeqytet.

Ditë më parë Gjiko performoi në “Zone Club”, teksa në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet qartë edhe atmosfera e zjarrtë e publikut, i cili nuk nguronte në këndonte “në një frekuencë me të”.

Këngët e tij tashmë janë bërë hite, dhe këtë gjë e dëshmon fakti që thuajse çdo i pranishëm në koncertin e tij, dinte të gjitha vargjet përmendësh.

Telegrafi ju sjell disa video nga koncerti i fundit i reperit, ku koncerte si ky nuk duhet humbur. /Telegrafi/