Fondacioni Atmosfera pjesë e së cilit është edhe i dyshuari Ugur Toksoy, ka reaguar me anë të një komunikate me anë së cilës ka thënë se Kosova nuk ka të drejtë të ekstradojë persona të akuzuar për çështje politike.
Ugur Toksoy është arrestuar para dy ditësh nga Policia e Kosovës si i dyshuar se ka lidhje me Lëvizjen Gulen, lëvizje kjo që në Turqi akuzohet se është organizatore e tentim grusht-shtetit në këtë vend korrikun e vitit të kaluar.