Telegrafi

Atmosfera ka filluar në Ferizaj, të gjithë në pritje të Noizyt (Foto)

Përleshja mes Cozman dhe Noizyt ka qenë kryetema e medieve rozë.

Reperi nga Shqipëria gjendej në Prishtinë pasi gjatë natës së sotme do të performonte në Mitrovicë dhe Ferizaj.

Lexo po ashtu Noizy arrin në Ferizaj, pamje nga vendi i ngjarjes (Foto)

Në Mitrovicë koncerti ka dështuar pasi reperi nuk arriti të mbërrinte me kohë për shkak të procedurave në polici.

Por, Noizy ka premtuar një natë të zjarrtë ne ‘Coco Club’ në Ferizaj dhe kjo ka bërë që të rinjtë ta mbushin këtë vend.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth përleshjes mes Cozmanit dhe Noizyt

Më poshtë keni një fotografi të klubi të natës dhe shikohet se ai tashmë është i mbushur. /Telegrafi/

Atmosfera në ‘Coco Club’ para ardhjes së Noizyt.