Mbrëmë (e diel), çifti i njohur Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i dhanë fund beqarisë së tyre.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore me mbi 300 të ftuar, të mbajtur në Gjirin e Lalëzit.
Çifti dukeshin shumë të lumtur dhe në harmoni me njëri-tjetrin, teksa bënin atmosferë në mes të pistës së vallëzimit.
Për argëtimin e të pranishmëve u kujdesen disa këngëtarë dhe grupe, ndër ta edhe grupi i njohur pejan, NRG Band.
Në një video të siguruar nga Telegrafi, shihet atmosfera e krijuar në momentin kur grupi pejan kanë performuar.
Atmosfera ishte në maksimum, gjersa të pranishmit nuk hezitonin që të kërcenin vazhdimisht. /Telegrafi/