Besuam në fitore dhe u bëmë gati për festën e madhe, intonimi i himnit kombëtar në një koreografi mbresëlënëse.
Ndeshja e Kombëtares së Shqipërisë kundër asaj të Rumanisë, rezultoi me fitoren e parë historike të Shqipërisë në Kampionatin Evropian, e cila u bë edhe lajm kryesor në të gjitha mediat ndërkombëtare, ku u lavdërua loja e djemve tanë dhe sidomos theks të veçantë patën tifozët shqiptarë të cilët qe një kohë janë bërë shembull i tifozerise evropiane, që me zemër dhe me këngë e përkrahën kombëtaren e tyre në të gjitha ndeshjet.
Përpos festimit të kësaj fitore në Francë, festime të përmasave të mëdha kishte edhe në sheshin Skënderbeu, ku pas përfundimit të ndeshjes, mijëra shikues aty vazhduan festimet nën ritmin e këngëve shqiptare deri pas mes natës.
Në RTK janë transmetuar live festimet që ndodhnin në Prishtina Football Fest, ndërsa më poshtë gjeni fotografitë nga festimet e triumfit historik.