Kampionati Botëror i Atletikës që do të zhvillohet nga data 4 deri më 13 gusht në Londër mbetet evenimenti kryesor i vitit për atleten shqiptare të distancave të mesme dhe të gjata, Luiza Gega.
Rekordmenia shqiptare po vijon me intensitet stërvitjen në Korçë, duke alternuar ushtrimet nga Dardha në pistën e stadiumit Skënderbeu.
28-vjeçarja, e cila vazhdon të ketë vuajë nga një dëmtim në nyje këmbës,thekson se për arsye financiare nuk mund të stërvitet gjithmonë jashtë Shqipërisë.
Gara e preferuar e Gegës mbetet 3.000 metra me pengesa, transmeton SuperSport.
Atletja durrsake do të zbresë në pistë me 9 gusht me synimin për t’u kualifikuar në finale.