Site icon Telegrafi

Atletja amerikane McLaughlin-Levrone theu rekordin botëror në 400 metra me pengesa

Atletja amerikane Sydney McLaughlin-Levrone fitoi medaljen e artë në 400 metra me pengesa në Lojërat Olimpike të Parisit, duke shënuar një rekord të ri botëror prej 50.37 sekondash.

Mbrojtësja e medaljes së artë olimpike nga Tokio përmirësoi me 28 të qindta rekordin e saj botëror, të cilin e mbajti në qershor të këtij viti në Eugene.

Ishte një garë që pritej me vëmendje të veçantë në Paris. Një përplasje mes fitueses olimpike nga Tokio dhe rekordmenit botëror nga njëra anë dhe Femka Bol nga Holanda, kampiones aktuale botërore nga Budapesti në vitin 2023.

Në fund gara u dominua nga 25-vjeçarja amerikane, e cila festoi me një rekord të ri botëror. Kjo është medalja e artë e saj e tretë olimpike pas festimeve të Tokios dhe Parisit në 400 metra me pengesa dhe fitores në stafetën 4×400 në Tokio.

Amerikania Anna Cockrell fitoi medaljen e argjendtë me 51.87, ndërsa Bol ishte e treta me rezultat 52.15 sekonda, duke fituar një bronz të ri pasi ishte e treta në këtë disiplinë në Tokio. /Telegrafi/ 

Exit mobile version