Federata Ndërkomëbtare e Atletikës mori masa pas publikimit të raportit nga Agjencia Botërore Anti-Doping për doping të “sponsporizuar nga shteti”, transmeton Koha.net.
Këshilli i IAAF ka votuar me 22 vota pro dhe 1 kundër që Rusia të ndalohej.
Ky suspendim për atletët rusë do të thotë mospjesëmarrje në garat ndërkombëtare si World Athletic Series dhe Lojërat Olimpike “Rio 2016”, të cilat fillojnë më 5 gusht të 2016-tës.