Telegrafi

Atletico vendos përfundimisht për shitjen e Thomas Partey, ganezi drejt transferimit në Angli

Thomas Partey. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Thomas Partey do të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij edicioni.

Klubi madrilen ka vendosur ta shes ganezin, pasi nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës.

Ka qenë gazetari spanjoll Antonio Ruiz që ka raportuar për vendimin e Atleticos për shitjen e Thomas në afatin kalimtar veror.

27-vjeçari ka dalë nga akademia e klubit madrilen ndërsa më parë kishte kaluar dy sezone si i huazuar te Mallorca respektivisht te Almeria.

Partey llogaritet si njëri nga mesfushorët qendror më të mirë në top pesë ligat evropiane.

E ardhmja e tij do të jetë në kampionatin anglez Ligën Premier, ku Arsenali është favorit për të nënshkruar me të.

Los Colchoneros i kanë vendosur çmimin e largimit yllit ganez prej 50 milionë euro, para që për Topçinjtë nuk janë fare problem.

Reprezentuesi ganez ka një marrëveshje me Topçinjtë, ndërsa është raportuar se ai ka refuzuar ofertat nga Liverpool, Real Madrid e PSG për londinezët.

Mbetet të shihet tani se kur do ta bëjë ofertën zyrtare Arsenali për lojtarin, pasi do ta bënin një nga transferimet më të bujshme në vitet e fundit. /Telegrafi/