Atletico Madridi është finalisti i parë, edhe pse humbi në ndeshjen e dytë ndaj Bayer Munichut me rezultat 2-1.
Rezultati i përgjithshëm ishte 2-2, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në të mirë të madrilenëve dhe klubi spanjoll kualifikohet falë golit në terren mysafir.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 31-të nga Xabi Alonso, i cili shënoi nga gjuajta e lirë pas një devijimi nga Jose Gimenez.
Tri minuta më vonë bavarezët humbën një penalti, pasi goditja e Thomas Muller u prit nga portieri slloven, Jan Oblak.
Goli i barazimit erdhi nga Antoine Griezmann, i cili shënoi pas një asistimi të bukur nga Fernando Torres.
Bayerni kaloi në epërsi në minutën e 74, pasi Robert Lewandowski shënoi me kokë pas asistimit nga Arturo Vidal.
Ndeshja u bë edhe më emocionuese kur Fernando Torres dështoi nga pika e bardhë pas dhjetë minutash.
Atletico Madridi kështu kualifikohet për finalen e Milanos, ku pret fituesin e ndeshjes Real Madrid-Manchester City. /Telegrafi/
Xabi Alonso shënon nga gjuajta e lirë.
Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 3 May 2016
1-1: Barazon Atlético de Madrid, shënon Antoine Griezmann.
Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 3 May 2016
2-1: Robert Lewandowski shënon, rritet shpresa e FC Bayern München për t’u kualifikuar në finale.
Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 3 May 2016