Atletico Madridi i është bashkuar Sevillas për Nikola Kalinic.
Por, problem paska është çmimi prej 25 milionë eurove i vendosur nga Milani.
Kroati dëshpëroi me paraqitjet e tij te klubi nga San Siro, që kur erdhi nga Fiorentina në verën e kaluar shënoi vetëm gjashtë gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat.
Tashmë Sevilla ka bërë ofertë në vlerë prej 14 milionë eurove, por oferta është refuzuar nga Rossonerët.
Por, sipas Calciomercato.it, tani garës i është futur edhe Atletico Madridi.
Gjithmonë sipas burimit të lartpërmendur, interesimi i klubit nga Madridi është aq serioz sa trajneri Diego Simeone ka tentuar të flas me Kalinicin personalisht.
Në të kaluarën 30-vjeçari ishte pjesë edhe e Blackburn Rovers, Dnipro Dnipropetrovsk, kurse karrierën e ka filluar te Hajduk Spliti. /Telegrafi/