Interi është duke u përpjekur të sigurojë shërbimet e Sime Vrsaljkos.
Por, problemi i vetëm është se Atletico Madridi nuk po pranon ofertën e tyre huazim me të drejt blerje.
Sipas AS, zikaltrit janë takuar tashmë me përfaqësues të mbrojtësit kroat dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.
Ndërsa dëshira e tyre është ta transferojnë ata para se të përfundojë aventura e tij në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Por, është Atletico që ka hedhur poshtë idenë fillestare huazim me të drejt blerje, ata duan së paku blerje të obligueshme.
E gjitha kjo situatë është duke u monitoruar nga Napoli dhe Roma që janë të gatshëm të bëjnë ofertën e tyre për ish-mbrojtësin e Sassuolos.
Vlen të theksohet se Vrsaljko ka bërë paraqitje të mira në Botëror, duke i ndihmuar kështu Kroacisë arritjen në gjysmëfinale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0QJrTSiTenw