Atletico Madridi ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Malagas në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin e tyre të ri Wanda Metropolitano.
Los Colchoneros tani e tutje do të luajnë në stadiumin e tyre të ri Wanda Metropolitano, pasi projekti madhor i skuadrës spanjolle ka përfunduar me sukses duke e zëvendësuar stadiumin legjendar të Vincente Calderon.
Ndeshja e parë në stadiumin e ri erdhi në javën e katërt të kampionatit spanjoll, La Liga, ku Atletico luajtën përballë Malagas që e mposhtën me rezultat 1-0.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga ylli kryesor i skuadrës, Antoine Griezmman, i cili në minutën e 61 shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Angel Correas.
Atmosfera në Wanda Metropolitano ishte fantastike, pasi tifozët e Atleticos ishin të zhurmshëm gjatë 90 minutave.
Stadiumi i ri i Atleticos është ultramodern, teksa kjo vërehej nga hyrjet, tribunat, zhveshtore, terreni e gjithçka tjetër. /Telegrafi/