Telegrafi

Atletico përgatit ofertë për Brozovic

(Foto: Instagram/marcelo_brozovic)

Atletico Madridi është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.

Kroati ka kontratë me Nerazzurrët deri në verën e vitit 2022, ndërsa akoma nuk ka marrëveshje për rinovimin e saj.

Ndërkohë, klubet e interesuara mund t’i nisin bisedimet që në afatin kalimtar të janarit dhe sipas Fichajes.net, klubi spanjoll tashmë ka shprehur interesim.

(Foto: Instagram/marcelo_brozovic)

Brozovic është njëri prej mesfushorëve kryesorë të kampionit të Serie A dhe pritet që Interi t’i bëjë ofertë për vazhdimin e kontratës.

Në anën tjetër, pos Atleticos për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini. /Telegrafi/