Atletico Madrid nuk e ka nisur mirë La Ligan duke barazuar në shtëpi.
Ish-kampionët e Spanjës janë ndalur në një barazim 1:1 në shtëpi nga skuadra e rikthyer në elitë Alves.
Por duket se trajneri Diego Simeone dëshiron ta përforcojë edhe më shumë skuadrën për këtë edicion.
Emri i ri në listën e argjentinasit është mesfushori portugez i Monacos, Bernardo Silva.
22-vjeçari ka pasur një stinor shumë të mirë me Monacon dhe mund të largohet nga aty për 30 milionë euro. /Telegrafi/