Aventura e Fernando Torres te Atletico Madrid do të përfundojë gjatë janarit.
Sipas Daily Mirror, me ardhjen e Digo Costas, Colchoneros ia kanë hapur derën spanjollit.
Për 33-vjeçarin ka shfaqur interesim Newcastle i Rafa Benitez dhe Southampton i Mauricio Pellegrinos.
Torres është paraqitur në këtë sezon për Atleticon në dhjetë ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka shënuar asnjë gol.
Atletico renditet në pozitën e katër këtë sezon në La Liga me 23 pikë, prin Barcelona me 31 pikë.
Në të kaluarën Torres ishte edhe pjesë e Liverpoolit, Chelseat e Milanit.
Kulimin e karrierës e kishte te Reds ku në 102 ndeshje shënoi 65 gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jkKhNV02PYY