Telegrafi

Atletico Madridi vihet pas Luis Albertos

Luis Alberto ka impresionuar aq shumë këtë sezon me skuadrën italiane, Lazio, sa thuhet se ka raporte për interesin e menjëhershëm nga Atletico Madridi.

25-vjeçari spanjoll ka qenë i dobishëm në sezonin e tij aktual me Lazion duke dhuruar super-paraqitje në këtë fillim sezoni.

Paraqitjet e tij të mira dhe të skuadrës së tij kanë bërë që Lazio të fitojnë Superkupën italiane, humbin vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit – në Napoli – të jenë e treta në Serie A dhe në vend të parë në grupin e tyre në Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Formacioni i javës së nëntë në Serie A

Ai ka siguruar tre gola dhe gjashtë asistime në 14 ndeshje konkurruese për Lazion dhe paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vrenjt nga skuadra e mëdha.

Luis Alberto së bashku me partnerin e tij, Ciro Immobile

Sipas Calciomercato.com, Luis Alberto ka tërhequr interes nga gjigantët e La Ligas, Atletico Madrid dhe së shpejti mund të marrë një thirrje nga kombëtarja e tij.

Në rast ftese nga Julen Lopetegui do të ishte paraqitja e tij e parë për kombëtaren e Spanjës në nivelin më të lartë.

Lexo po ashtu Lazio shkatërron Milanin edhe me dy gola për dy minuta, shënojnë spektakolari Immobile dhe Luis Alberto (Video)

Ai ka një kontratë me Lazion deri në qershor 2021 dhe është nënshkruar nga Liverpooli pak më shumë se një vit më parë për vetëm katër milionë euro.

Ndërsa, çmimi i tij aktualisht mendohet se sillet rreth 20-25 milionë euro. /Telegrafi/