Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo i ka uruar Joao Felixit më të mirën te Barcelona, ndërsa ka pranuar se nuk është i sigurt nëse do ta shohë përsëri atë me fanellën Rojiblanco.
Klubi katalunas, të paktën publikisht, kanë qenë të qartë se dëshirojnë të mbajnë Felixin për sezonin e ardhshëm, por qëndrimi i tyre me Atleticon po zhvillohet në një distancë të konsiderueshme. Përveç pagave të portugezit, thuhet se klubi madrilen nuk është i gatshëm të shkojë nën 70 milionë euro për të shitur lojtarin, as nuk do të konsiderojë një marrëveshje huazimi. Për Balugranasit, kjo tarifë duket jashtë diskutimi.
“Ai do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në Evropë dhe i uroj fat të mbarë në Barcelonë. Nuk e di nëse do të kthehet te Atletico, por nëse Barcelona e dëshiron, do të duhet të bëjë një ofertë. Nuk e di pse nuk ka arritur sukses te Atletico” theksoi Cerezo.
Një nga narrativat që ka ndjekur Felixin është se ai kurrë nuk ka treguar qëndrimin që donte të shihte nga Diego Simeone. Cerezo i tha Cadena Cope se aktualisht nuk ka çështje në dhomën e zhveshjes.
“Nuk mendoj kështu, kurrë nuk kam parë një problem me të”, ka shtuar më tej ai.
Diario Sport raporton se Felix nuk ka ndërmend të pranojë një ofertë nga Arabia Saudite, as nga Liga Premier . Ngjashëm me verën e kaluar, ai do të presë që Barcelona dhe Atletico të arrijnë një marrëveshje.
Kështu, strategjia e Atleticos për të folur publikisht rreth Felixit është pjesërisht për të provokuar lëvizjen, duke ditur se me shumë mundësi do të duhet të negociojnë me Barcelonën. Blaugranasit nuk ka nxitim për të bërë këtë lëvizje, dhe as që e kanë diskutuar atë me Felixin ose agjentin e tij, Jorge Mendes.
Nëse vërtet Felix është i vendosur të luajë për Barcelonën dhe për askënd tjetër, atëherë kjo me siguri punon në favor të Barcelonës. Për Los Colchoneros, rruga për të marrë një tarifë të madhe për Felixin do të kalojë përmes bindjes së lojtarit për të pranuar një ofertë tjetër. /Telegrafi/