Christian Eriksen mund të përfundojë në kryeqytetin spanjoll, por jo tek Real Madridi por tek Atletico Madridi që tani është e lidhur me një lëvizje për yllin danez.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Atletico e sheh mesfushorin kreativ danez si alternativë nëse ata nuk do të jenë në gjendje të finalizojnë një transferim të James Rodriguez këtë verë.
Kolumbiani është prioritet i Atleticos, por lojtari i Tottenham është një Plan B që merret parasysh dhe një që nuk është përjashtuar nga spanjollët.
James është i hapur për të kaluar në Wanda Metropolitano, por një lëvizje mund të ndodhë vetëm nëse Real Madridi është i gatshëm të negociojë me rivalët e tyre dhe të bjerë dakord për një marrëveshje të përballueshme.
Duke pasur frikë se Madridi do të kërkojë shumë, Diego Simeone, Miguel Angel Gil Marin dhe Andrea Berta kanë vënë mundësinë e reprezentuesit danez në tryezë.
Eriksen është i vendosur të mos zgjasë kontratën e tij Spurs, e cila përfundon në vitin 2020 dhe ka qenë në radar Los Blancos për disa kohë, por Zinedine Zidane nuk e dëshiron atë në skuadrën e tij.
Vetëm nëntorin e kaluar, klubi i Londrës vendosi një çmim prej 250 milionë eurosh për lojtarin, por tani duket i prirur për ta larguar atë.
Ditët e ardhshme do të zbulohen më shumë gjëra për të ardhmen e Eriksenit. /Telegrafi/