Anësori i Chelseat, Willian ka përfunduar në radarin e skuadrës spanjolle, Atletico Madrid.
Manchester Unitedi tani ka një rival të fortë në garën për shërbimet e anësorit të Chelseat, Willian.
Sipas mediumit spanjoll Gol Digital, gjiganti spanjoll, Atletico Madridi po mendon transferimin e yllit brazilian.
Atletico do të mundohet të shfrytëzojë mos kualifikimin e Chelsea në Ligën e Kampionëve për të bindur 29-vjeçarin për tu transferuar në Spanjë.
Willian ka shënuar gjashtë gola dhe shtatë asistime këtë sezon në Ligën Premier edhe pse nuk ka qenë një titullar fiks.
Këto statistika dhe eksplosiviteti i tij në krahët e sulmit bëjnë që lojtari të pëlqehet në masë të madhe nga dy trajnerët, Jose Mourinho dhe Diego Simeone.
Trajneri argjentinas i Atleticos raportohet se do yllin e Chelseat për krahun e majtë, aty ku ka lënë zbrazëti Yannick Carrasco pas largimit drejt Kinës.
Anësori brazilian shihet edhe si zëvendësues i Antoine Griezmann, i cili pritet të largohet gjatë verës nga Wanda Metropolitano. /Telegrafi/