Site icon Telegrafi

Atletico Madridi refuzon ofertën e zvogëluar të Unitedit për Saul Niguez

Klubi spanjoll, Atletico Madrid nuk është i gatshëm të pranojë një ofertë më të ulët për mesfushorin Saul Niguez.

Manchester United po shpresonte që pandemia e coronavirusit të detyrojë Atleticon të shesë yllin e tyre për një çmim të ulur.

Sidoqoftë, raportet në Spanjë pretendojnë se nuk është kështu.

Lexo po ashtu City rivalizon Unitedin për Sual Niguezin

Sipas gazetës Marca, Atletico do të pranojë vetëm oferta që plotësojnë klauzolën e lirimit prej 150 milionë eurosh.

Nuk ka gjasa që Unitedi do të ketë mundësi të paguajë një tarifë të tillë, pasi ata janë të interesuar edhe për Jadon Sancho, Harry Kane dhe Jack Grealish.

Çdo veprim potencial për reprezentuesin spanjoll mund të bazohet në shitjen e Paul Pogba.

Francezi raportohet se po bën presion për një transferim te Juventus apo Real Madridi gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version