Telegrafi

Atletico Madridi planifikon transferimin e Bellerinit nga Arsenali

Hector Bellerin (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Atletico Madridi është i interesuar që në këtë verë ta transferojë Hector Bellerinin nga Arsenali.

Los Cholchoneros janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e mbrojtësit spanjoll edhe pse aktualisht është i lënduar.

Bellerin është duke u rikuperuar nga lëndimi në gju që pësoi në fillim të këtij viti, por Diego Simeone po e kërkon transferimin e tij nga Topçinjtë.

Hector Bellerin (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Trajneri argjentinas e sheh spanjollin si zëvendësues të Juanfranit, mirëpo Arsenali pritet ta refuzojë shitjen e tij.

Lexo po ashtu Arsenali pritet ta fillojë sezonin në Ligën Premier pa Bellerinin

Atletico Madridi mund ta ndryshojë mendimin e skuadrës londineze, vetëm nëse paguan një ofertë rreth 50 milionë euro.

Bellerin thuhet se do të mungojë deri në fund të muajit tetor për shkak të lëndimit të pësuar në fillim të këtij viti në përballjen ndaj Chelseat në Ligën Premier. /Telegrafi/