Telegrafi

Atletico Madridi ofron 35 milionë euro për Semedon

Nelson Semedo (Foto by Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Nelson Semedo me bujë të madhe ishte transferuar te skuadra spanjolle e Barcelonës.

Portugezi gjatë sezonit të kaluar nuk ka pasur shumë paraqitje te kataluansit edhe shkaku i lëndimeve të pësuara.

Kjo ka bërë që mos ta ketë besimin e trajnerit Ernesto Valverdes, e cila gjë i kushtoi edhe me humbjen e vendit në formacionin startues.

Nelson Semedo (Foto by Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë ekipi madrilen i Atleticos, e cila raportohet se ka bërë një ofertë në adresë të blaugranave.

Klubi i drejtuar nga trajneri Diego Simeone thuhet se është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro, e cila shumë është më shumë se sa Barcelona kur e pagoi Benficën me rastin e blerjes – 20 milionë.

Ndryshe, 25-vjeçari në dy sezonet e fundit në total ka pasur 50 paraqitje për Barcën dhe ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/