Telegrafi

Atletico Madridi arrin marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Marcos Llorentes

Marcos Llorente (Foto: Atletico Madrid/Twitter)

Atletico Madridi ka konfirmuar marrëveshjen me Real Madridin për mesfushorin spanjoll, Marcos Llorente.

Spanjolli Llorente pritet të zyrtarizohet shpejt si lojtar i ri i Atletico Madridit, pasi Los Colchoneros kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Real Madridin.

Sipas tyre, lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e cila do të zyrtarizohet pas kalimit të testeve mjekësore.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Marcos Llorente, i cili është në pritje të testeve mjekësore”.

“Mesfushori 24-vjeçar spanjoll do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare”, thuhet në njoftimin e Atletico Madridit.

Me transferimin e Llorentes, Atletico si duket do t’i hap rrugë largimit të Rodrit, i cili pëlqehet nga Manchester City dhe Bayern Munichu. /Telegrafi/