Telegrafi

Atletico Madridi merr një fitore të madhe në udhëtim te Athletic Bilbao

Atletico Madridi ka fituar në udhëtim te Athletic Bilbao me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në La Liga.

Ekipi i Diego Simeones ka vazhduar serinë e mirë në La Liga duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke ia shkaktuar Bilbaos humbjen e parë pas tri fitoreve dhe një barazimi.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte për një nuancë më e mirë për vendasit, të cilët krijuan më shumë, por vetëm mysafirët gjeten golin.

Megjithatë, goli i shënuar nga Alvaro Morata në minutën e dhjetë u anulua pas rishikimit të VAR-it dhe shifrat mbeten të pandryshuara pas 45 minutave.

Në pjesën e dytë, përsëri baskët ishin skuadër më e mirë dhe me më shumë raste e posedim, por kryeqytetasit ishin më konkret duke shënuar golin e tri pikëve.

Ishte sulmuesi francez, Antoine Griezmann, i cili në minutën e 47-të shënoi për 0-1 dhe deri në fund të ndeshjes edhe përkundër rasteve të shumta shifrat mbeten të pandryshuara dhe Atletico mori një fitore 1-0.

Pas kësaj fitore, Los Colchoneros ngjiten në pozitën e tretë me 19 pikë, ndërsa baskët renditen në vendin e katërt me 17 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Atletico e pret Rayo Vallecanon, ndërsa Bilbao luan në udhëtim te Getafe. /Telegrafi/