Diego Simeone është në një pozicion që shumë trajnerët do t’ia kishin vërtetë zili.
Alvaro Morata është bashkuar me skuadrën e tij në dimër, ndërsa aty ishin edhe Antoine Griezmann dhe Diego Costa.
Një sulm i frikshëm, ndërsa Marca e shtron pyetjen se a është ky sulmi më i mirë në histori të klubit të Atletico Madridit?
Morata e nisi jo edhe aq mirë aventurën e tij te Los Rojiblancos, pasi edhe golat që i shënonte anuloheshin nga VAR, si në ndeshje ndaj Real Madridit, po ashtu edhe ndaj Juventusit.
Ish-sulmuesi i Chelseat, më në fund ka hapur llogarinë e golave në fitoren e fundit ndaj Villarrealit.
Costa ka siguruar sasi të madhe të punës fizike në skuadër, dhe dyshja ia plotësojnë kërkesat sulmuesit tjetër të klasit botëror, Antoine Griezmann.
Atletico ka pasur edhe sulmues të tjerë si që kanë lënë pak shenjë në historinë e klubit, nga Kevin Gameiro dhe Luciano Vietto , të Jackson Martinez e Florent Sinama Pongolle.
Këta sulmues kanë pasur fatin që të luajnë me emra të mëdhenj në stadiumin Vicente Calderon, pasi Wanda Metropolitano tani është hapur.
Mbahet mend partneriteti i Diego Costas me David Villa, por edhe me Adrian në vitin 2013.
Të gjithë do t’i kujtojnë dyshen Sergio Aguero dhe Diego Forlan.
Po ashtu Radamel Falcao ishte emër i madh, ndërsa mbahet mend për het-trikun që e shënoi kundër Chelsear në Superkupën e Evropës, ndoshta shfaqja më e mirë individuale nga një lojtar i Atletico Madrid në këtë mijëvjeçar. /Telegrafi/