Telegrafi

Atletico Madridi fiton miqësoren e luksit ndaj Man Cityt

Atletico Madridi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt në një miqësore të zhvilluar në Seul të Koresë së Jugut, në vazhdën e përgatitjeve para-sezonale.

Kampioni i Evropës dhe Anglisë është mposhtur nga Atletico Madridi në ndeshjen e zhvilluar në “Seoul World Cup Stadium”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, por edhe përkundër rasteve të shumta dhe menaxhimit të lojës, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, Atletico ishte skuadër më e mirë, krijoi më shumë dhe shënoi dy gola, kundrejt një të Cityt.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 67-të me anë të Memphis Depay, i cili shënoi për 1-0, ndërsa holandezi më vonë asistoi për Yannick Carrascon (74’) që dërgoi epërsinë në 2-0.

Deri në fund, City arriti të shënoj një gol me anë të mbrojtësin Ruben Dias (85’), i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-1. /Telegrafi/