Rrugët e Kun Agueros dhe Atletico Madridit mund të kryqëzohen sërish.
Klubi është duke kërkuar një zëvendësim për Antoine Griezmann i cili me gjasë të madhe do të largohet drejt Barcelonës, ndërsa Aguero është një nga opsionet për zëvendësim.
Por ardhja e tij nuk do të thotë se francezi do të largohet medoemos.
Sipas Radio MARCA, Atletico ka vënë kontaktet me argjentinasin për ta pasur në skuadër sezonin e ardhshme.
Sulmuesi aktualisht ka kontratë me Manchester Cityn, ndërsa nuk ka klauzolë.
Lojtari dhe klubi i kanë ndalur bisedimet shkaku i Kupës së Botës, u pritet të luajë lojtari.
Aguero nuk do të ishte kthimi i parë, pasi pas eksperiencave të ndryshime janë kthyer në klub edhe Fernando Torres dhe Diego Costa. /Telegrafi/