Atletico Madridi thuhet se ka bërë gati emrat e zëvendësuesve të mundshëm për trajnerin Diego Simeone.
Drejtuesit i mediumit Okdiario, Eduardo Inda, ka folur për emisionin El Chiringuito.
Ai aty ka zbuluar se trajneri argjentinas i ka ditët e numëruara te klubit kryeqytetas dhe drejtuesit tashmë kanë gjetur emrat e pasuesve të mundshëm.
“Ditët e Simeone në Atletico de Madrid mund të numërohen dhe ai do të largohet në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Inda.
“Ai mund të shkojë në Paris ose Mbretërinë e Bashkuar”.
“Tregu po hetohet dhe po shikohet nga drejtuesit se kush e zëvendëson atë”.
“Ka tre kandidatë: Mauricio Pochettino, Unai Emery, i cili pëlqehet nga menaxheri i përgjithshëm Miguel Angel Gil më së shumti dhe trajneri i Getafes, Jose Bordalas”, përfundoi ai. /Telegrafi/