Site icon Telegrafi

Atletico Madridi është gati ta kthej Moratan te Chelsea

Atletico Madridi është gati të kthej sulmuesin Alvaro Morata te Chelsea, pasi spanjoll nuk ka bindur.

Sipas gazetës AS, marrëveshja 18-mujore e huazimit të sulmuesit spanjoll, Morata, rrezikon të përfundojë pas vetëm gjashtë muajve.

Shpresohej se Morata do të kthehej në formën e tij më të mirë nën trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, por26-vjeçari ka shënuar vetëm gjashtë gola në 16 paraqitje.

Lexo po ashtu Atletico Madridi ka pasur gjithmonë sulm të frikshëm, por aktuali ndoshta është më i miri i të gjitha kohërave

Në rast se Atletico dëshiron ta mbaj Moratan në Wanda Metropolitano do të duhet të paguajë 15 milionë funte dhe kjo nuk i bind drejtuesit spanjoll.

Mendohet që Simeone po vlerëson mundësitë e tij dhe po peshon një lëvizje për një sulmues më efektiv para golit.

Morata nuk ka bindur te Atletico (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Kjo do të shihte që Morata të rikthehej te Chelsea, me të ardhmen e tij edhe me më shumë dyshime.

Në anën tjetër, Los Colchoneros thuhet se po synojnë sulmuesin e padëshiruar të Interit, Mauro Icardin. /Telegrafi/

Exit mobile version